English

Edi Rama 10 orë takim me ministrat. Diskutime të rëndësishme

Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar janë zhvendosur mëngjesin e së shtunës në Dajt, në një mbledhje informale, që ka zgjatur plot 10 orë. Mbledhja nisi rreth orës 09:40 dhe përfundoi rreth orës 19:40. Mësohet se ky ishte takim i brendshëm konsultativ mes ministrave dhe kryeministrit mbi reformat e bëra, tashmë që po afron përmbushja e 100 ditëshit të parë të qeverisë. Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se në mbledhje është diskutuar edhe për statusin e vendit kandidat pas vizitës së tre ministrave të qeverisë Rama në Bruksel.

Një pjesë e ministrave nuk kanë mundur që të jenë të pranishëm duke dërguar zv/ ministrat. Gjatë mbledhjes është diskutuar veçanërisht për punësimet. Edhe pse çdo ministri ka publikuar online vendet e lira të punës, krerët e këtyre institucioneve dhe deputetët po gjenden nën presionin e njerëzve që i kanë mbështetur gjatë fushatës. Një pjesë e institucioneve shtetërore ende nuk kanë të miratuara strukturat e reja, ç’ka pritet që të ndodhë në janar pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Takimi i Ramës me ministrat vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së qeverisë, e cila miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme. Ky nuk është takimi i parë që Rama bën jashtë kryeqytetit në takime informale. I fundit është zhvilluar në Korçë, para zgjedhjeve të pjesshme lokale atje për kryetar bashkie, ndërsa ë herët në Vlorë dhe Shkodër/Shekulli/

KOMENTE