English

Bashkia e Tiranës njofton se si do të lëvizet në aksin Unaza e Re e Tiranës

Bashkia e Tiranës bën të ditur se gjatë zbatimit të projektit “Ndërtimi rruga Unaza e Re e Tiranës (segmenti Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës), Loti 1”, punime të cilat fillojnë më datë 26.11.2013, lëvizja e automjeteve, do të jetë si më poshtë:

Qarkullimin e automjeteve në rrugët ”Isuf Elezi” e “Pandeli Cale” të bëhet i kufizuar, për një periudhë 1 mujore nga fillimi i punimeve, të përcaktuar në kontratën nr.4288/4, datë 22.10.2012, të lidhur midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe firmës ndërtuese.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, për përmbushjen e detyrave të tyre do të jetë i mundur gjatë gjithë periudhës ndërtimore.
Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në të gjitha rrugët lidhëse me drejtim dalës dhe hyrës me rrugët ”Isuf Elezi” dhe “Pandeli Cale” deri në përfundimin e punimeve.
Qarkullimi i mjeteve motorike për pjesën veriore të rrugës ”Isuf Elezi” të kryhet në rrugët “Qemal Butka, “Frang Bardhi”, “Ilia Dilo Sheperi” dhe “Hamdi Pepo” dhe për pjesën jugore do të përdoret bulevardi “Bajram Curri”.

KOMENTE