Lidhja me ditën e flamurit dhe datën e Pavarësisë së shtetit shqiptar, mbetet e fortë edhe për këngëtarët nga Kosova. Si një traditë, ajo festohet në të gjitha vendet ku jeton komunitet shqiptarësh madje deri në Zelandën r Re apo dhe Antarktidë.
Por janë të shumtë këngëtarët kosovarë që këtë ditë duan ta festojnë në një mënyrë sa më speciale. Diçka speciale për përvjetorin e 101-të të shtetit shqiptar po përgatit edhe Vesa Luma.
Këngëtarja nuk ka treguar detaje, por përmes rrjeteve sociale ka treguar se befasitë me të cilat ajo do të shpërblejë fansat, do të shihen në qytetin e pavarësisë, në Vlorë.