English

101 vjetori i Festës së Pavarësisë

Sot shënohet 101 vjetori i Festës së Pavarësisë. Të gjithë krerët e shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta do të jenë së bashku në Vlorë, në qytetin e Flamurit.

Festimet në Vlorë do të nisin në orën 11:00 ku tre krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe më pas në vendosjen e kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit.
Aktivitetet do të vijojnë në teatrin “Petro Marko” ku kryeministri Rama do të ketë dhe një prononcim për mediat.

Aktivitete të shumta do të zhvillohen edhe në Tiranë. Ato startojnë në orën 09:00 dhe përfundojnë në orën 20:00. Aktivitetet hapen me panairin në rrugën pedonale “Murat Toptani”, gjatë gjithë ditës së sotme do të zhvillohen lojëra popullore në ambientet e parkut “Rinia”. Gjithashtu, Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave. Ansambli do të vendoset në sheshin para monumenteve të Vëllezërve Frashëri në orën 11:00-12:00 dhe në sheshin para Galerisë Kombëtare në orën 12:00-13:00. Ndërkohë Banda e qytetit do të performojë një sërë këngësh patriotike si dhe një repertor të përzgjedhur enkas për këto festime, përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani” dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

KOMENTE