English

Arrestohet edhe i arratisuri i 7-të Reiz Haxhiraj

Policia greke ka arrestuar një të burgosur tjetër, i cili u arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, të Korçës. Mësohet se në pranga ka rënë Eduard Lulo. Policia e shtetit fqinj bën të ditur se, Lulo nuk ka qenë i armatosur në momentin kur u arrestua.

Mësohet se është arrestuar në malet e Kosturit në Greqi, i arratisuri i shtatë nga burgu i Drenovës, Reiz Haxhiraj.

Të dielën, forcat e RENEA-s arrestuan tre nga të burgosurit që ishin arratisur ditën e shtunë nga burgu i Drenovës. Ata u gjetën në një magazinë në Prrenjas, gjatë një aksioni ku nuk pati shkëmbim zjarri.

Të tre të burgosurit (Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri) ishin strehuar gjatë natës në një nga ndërtesat e braktisura të stacionit hekurudhor të Prrenjasit.

Asnjë rezistencë nuk u bë nga të kërkuarit, ndërsa Gëzim Toma ishte larguar nga kjo magazinë pak para se ajo të rrethohej.

Pas lajmit për kapjen e të arratisurit të fundit, menjëherë Kryeministri Edi Rama përmes postimit në rrjetin social Facebook ka falenderuar të gjithë policët e përfshirë në këtë operacion special, sidomos forcat RENEA. "Policia jonë po kthehet në krye të detyrës. Pergezime Saimir Tahirit e Policise se Shtetit qe ne me pak se 7 dite rikthyen prapa hekurave te 7 kriminelet e arratisur nga burgu", shkruan Rama.

KOMENTE