“Kemi treguar fleksibilitetin maksimal për ta mbështetur si një kompani që ofronte shërbime për mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë. Por kompania duhet të zbatojë ligjin dhe institucionet duhet ta monitorojnë e ta ndëshkojnë nëse thyen ligjin.
Fondet për mirëmbajtjen e rrugëve, një aspekt i rëndësishëm i sigurisë rrugore, janë rritur 6-7 herë në buxhetin e ardhshëm, pasi jemi ende larg standardeve për të mirëmbajtur rrugët”, ka deklaruar para mediave Haxhinasto.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto tha se do të merren të gjitha masat që parashikon ligji ndaj çdo shkeljeje të kryer nga kompania ajrore 'Belle Air', e cila ka shitur bileta për qytetarët edhe pasi kishte deklaruar zyrtarisht falimentin.