Me rastin e 29 Nëntorit, Çlirimit të Shqipërisë, krerët më të lartë të shtetit kanë vendosur kurora me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.
Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministra dhe deputetë kanë zhvilluar homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
Si përfaqësues i Bashkisë ishte nënkryetari Enno Bozdo, i cili vendosi po ashtu kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri".
Data e 29 nëntorit, vitet e fundit ka shkaktuar jo pak debate mes politikës dhe historianëve, në lidhje me të vërtetën e largimit të ushtarit të fundit gjerman nga Shkodra.