Pandeli Majko - “Vite më parë këshilltari ushtarak gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes më kërkoi takimin e fundit zyrtar. Gjatë atij takimi me një lloj "ndjese" më kërkoi që të linte një dhuratë të veçantë me rastin e largimit. Ai ishte një dokument i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Duke ndjekur debatet që kam parë në publikun shqiptar për ditën e çlirimit të vendit tuaj, shpresoj që ky dokument të jetë i dobishëm"…. - këto ishin fjalët e këshilltarit gjerman.
Dokumenti në fjalë, shkruante se trupat gjermane janë larguar nga Shqipëria më 29 nëntor 1944. Atë dokument e gjeni sot edhe në arkivat e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Partizanet dhe gjermanët, të cilët luftuan me njëri-tjetrin… thonë që dita çlirimit është 29 nëntori. Ne të tjerët, duhet ta respektojmë historinë dhe gjakun e atyre që çliruan vendin.