Komisioneri për Zgjerim Stefan Fule bën përpjekjen e tij të radhës duke i nisur një letër të gjatë 27 vendeve anëtare të BE-së, ku i kërkon të votojnë pro rekomandimit të Komisionit Evropian, që Shqipëria në mbledhjen e Këshillit të BE-së të marrë statusin e vendit kandidat.
"Dëshiroj t'ju informoj për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, posaçërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sikurse dëshiroj të ndaj me ju pikëpamjet e mia për këto zhvillime përpara mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ku do të merret vendimi për rekomandimin e Komisionit Europian. Në 12 Nëntor Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lancoi dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe koncensusin në integrimin europian. Ky takim ishte një eveniment për t'i bërë një inventar e rezultateve të para të arritura nga Qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja. Që kur Qeveria e udhëhequr prej Kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator ka patur një vendosshmëri të qartë në rritjen e Qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor këto të lidhura me reformat. Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit është emërimi një koordinatori në rang kombëtar për antikorrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e komisionerit që pritet të konformohet nga Qeveria në ditët në vijim. Sakaq Komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e antikorrupsionit që pritet të përfundojë në dhjetor",shkruan në letër Fyle.