Sot do të festohet “Nata e Bardhë”. Një mori aktivitetesh e organizimesh. Përqafime mes njerëzve nga sheshet kryesore në zonat më të populluara në Tiranë për të pritur zbardhjen në klubet e natës.
Gjithashtu sipas Ministres së Kulturës, kjo mbrëmje për herë të parë sjell një mori aktivitetesh, nga shfaqet për fëmijë e deri tek “Nata Muze” espozita në në Galerinë e Arteve dhe në Muzeun Historik Kombëtar.
Sipas ministres rikthimi i Natës së Bardhë në kryeqytet synon që arti të jetë pranë njerëzve, në sheshe, rrugë, qendra të mbylluara e ato të hapura”.
Në këtë mënyrë Rama rikthen Natën e Bardhë, praktikë e ndjekur më heret në kohën kur ka qënë kryetar Bashkie në Tiranë. Por këtë vit, qeveria Rama nuk ka buxhet ekstra për këto aktivitete.
Policia masa për mbarëvajtjen e aktiviteteve
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka hartuar Planin e Masave “Për Sigurimin e rendit e qetësisë, menaxhimin e trafikut rrugor dhe zhvillimin normal të aktiviteteve të planifikuara me rastin e Natës së Bardhë e Festës së 29-Nentorit në kryeqytet.
Me qëllim garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve, janë marrë dhe një sërë masash për drejtimin e qarkullimit të mjeteve në rrugë në këtë mënyrë:
Nga ora 17.30 deri në orën 22.00 të datës 29.11.2013 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre, në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek kryqezimi i rruges “Ismail Qemali”.
Nga ora 20.00 e datës 29.11.2013 deri në orën 04.00 të datës 30.11.2013 do behet ndalimi i qarkullimit të mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri tek kryqezimi i Presidencës, si dhe në rrugën “Ibrahim Rrugova” nga Kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Taiëanit) deri në kryqezim me rrugën “Abdyl Frasheri” (libri universitar).