1. Është e Thjeshtë.
Të filloni të pastroni lëkurën tuaj me vaj është shumë e thjeshtë, mjafton të kombinoni vajrat 100% Natyrale të: Bajames, Ullirit, Lajthisë, Kokosit, Avokados, Suzamit, Linit, dhe vajra esenciale për më shumë efekt pastrimi. Kombinoni këto vajra në një shishe të zbrazët ose në ndonjë kuti dhe përzieji mirë. Lyej nje tampon pambuku dhe pastroje mirë fytyren (perfshirë edhe qerpikët), derisa në pambuk të mos mbetet asnjë papastërti. Nese nuk keni mundesi ti blini te gjitha, mund te perdorni vetem 1.
2. Natyrale
Njëra ndër përparësitë e kësaj është efikasiteti, dhe mbi të gjitha është një mënyrë natyrale, e cila na mbron nga agresiviteti i produkteve kozmetike. Në vajrat Natyralë ju nuk do të gjeni sulfate, alkohol, përbërës sintetikë, ose ndonjë kimikat që do të dëmtonte fytyrën tuaj ose ambientin përreth. Shumica e produkteve për pastrimin e fytyrës përmbajnë substanca që dëmtojnë lëkurën tuaj. Nëse zgjidhni mënyrën natyrale ajo do të jetë e pastër, e shëndetshme, dhe e bukur njëkohësisht.
Një përparësi tjetër është se pastrimi i fytyrës më vaj nuk është i shtrenjtë, nëse jeni lodhur duke shpenzuar shumë në produkte për të ruajtur vitalitetin e lëkurës dhe për ta pastruar atë, jeni lodhur duke ju besuar atyre produkteve që në realitet nuk kan asnjë efekt atëherë ndërroni rrugë! Përdorni vajin për pastrim, nuk ju harxhon shumë para, po ashtu është i mirë edhe në heqjen e makiazhit, pra ju do të kurseni dyfish, nuk do të keni nevojë të bleni produkte për pastrimin e tij latte e tonik.
Pastrimin dhe tonifikimin e bëjnë perfekt Vajrat Natyralë & Esencialë
Hidratim
Kjo metodë është e shëndetshme për lëkurën tone.
Vajrat tërheqin papastërtitë nga lëkura (pastrojnë poret ne thellesi, due u pastruar shpesh ato kane me shume mundesi te zvogelohen) dhe në të njëjtën kohë, eliminojnë rudhat e vockla dhe parandalojnë të dalin rudha të tjera. Ato e ushqejnë lëkurën me antioksidantë duke e ruajtur nga plakja. I japin elasticitet dhe freksi ne vazhdimesi. Bashke me makeupin, vajrat do te terheqin me vete edhe gjithe papasterite e dites.
I sigurtë
Dihet që vajrat janë hidratues perfektë. Ato e bëjnë fytyrën tuaj të shëndetshme dhe me shumë shkëlqim e i japin vitalitet. Përveç fytyrës vajrat mund t' përdorni edhe në trup, ky është një sekret i bukurisë së lekurës që në kohën e Egjiptianëve dhe Romakëve. Vajrat bëjnë mrekulli në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe rigjenerimin e saj.
E Shëndetshme
Sigurohuni që të gjithë vajrat të jenë të prodhuar me Sistem të ftohtë, 100% natyrale (pa kimikate dhe pa konservante). Vajrat e prodhuar me sistem të ftohtë, ruajnë të gjitha cilësitë ushqyese dhe kurative. Vajra te tille jane Anti-baketeriale te fuqishem, anti-septike, anti-mykotike, prandaj jane te rekomandueshem edhe per ata qe vuajne nga aknet apo probleme te tjera te lekures/Bimë mjekësore/