English

1000 shqiptarë e turq bashkë për festën e Pavarësisë në Ankara, organizuar nga Ambasada Shqiptare në Ankara, nën kujdesin e veçantë të ambasadorit shqiptar z. Genci Muçaj

ANKARA - Rreth 1000 shqiptarë dhe turq nga të katër anët e Turqisë janë mbledhur të festojnë 28 Nëntorin e 101-të të Pavarësisë së Shqipërisë prej ish-Perandorisë Otomane. Duhej vetëm një ftesë nga Ambasada shqiptare në Turqi, që gjithë shqiptarizmi që vlonte nëpër rrjete sociale të grumbullohej në Ankara nga Bursa, Stambolli, Izmiri e kudo ku ka shqiptarë në Turqi, vendi me komunitetin më të madh të shqiptarëve në botë, rreth 4 milionë vetë.

Kush me kostume tradicionale shqiptare, kush me flamuj shqiptarë nëpër duar si në një dasmë të madhe, ku turq e shqiptarë u bënë bashkë nisi festa në hollin luksoz të Swiss Hotel në Ankara e tre brezave të emigracionit shqiptar në Turqi; pasardhësit e emigrantëve të Luftës së Parë Botërore, ata të pas Luftës së Dytë Botërore dhe ata të pas viteve 90-të. Por edhe dhjetëra deputetë të parlamentit turk, në të cilin 25 deputetë janë me origjinë shqiptare, të trupave diplomatike, akredituar në Turqi, si dhe ministri i Zhvillimit të qeverisë turke, Xhevdet Yllmaz.
1993

KOMENTE