Mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë katër automjete u përfshinë në aksident si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe parakalimit të gabuar të njërit prej automjeteve.
Aksidenti, i ndodhur pranë servis "Xha Bafti", ka rezultuar me katër persona të plagosur, dy prej të cilëve janë rëndë. Të aksidentuarit u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se ndodhen në sallën e reanimacionit.
Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshirë në aksident.
Në aksidentin ku u përplasën katër automjete kanë mbetur të plagosur
Miranda Basha 38 vjeç,
17-vjeçari Mateo Basha,
S.Shahu 15-vjeç
Lorenc Jashari 31-vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupi hetimor dhe ekspertë auto-teknikë. Automjetet e përfshira në aksident janë një “Fiat Punto” me targa TR5101P, një automjet tip “Skoda” me targa AA679AP , një automjet tip “Golf” me targa AA114AZ dhe mjeti me targa TR5443F.
Sipas burimeve nga policia, kjo e fundit ka arrestuar dy prej drejtuesve të mjeteve si shkaktarë të aksidentit.