English

Humb jetën si shkak i karrikuesit të telefonit. Kujdesni

Një djalë në Tailandë, ka vdekur si pasojë e rrymës elektrike e cila ndodhi si aksident me telefonin e tij iPhone 4S.

Raportohet se ky i ri kishte qenë duke fjetur mbi telefonin e tij 4S kur ndodhi incidenti ndërkohë telefoni ishte duke u karrikuar.

Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak tëkarrikuesit i cili sipas fotos duket që nuk është i licencuar nga Apple, me fjalë tjera nuk është origjinal. Një incident i ngjashëm kishte ndodhur me një vajzë në Kinë e cila humbi jetën.
Apple e kishte hetuar dhe kishte konluduar që karrikuesi i palicencuar ishte shkaku për këtë aksident.
Bëni kujdes me ri-mbushësit tuaj dhe përdorimin e telefonit përgjatë mbushjes, sidomos kur mbushësi juaj nuk është i licencuar nga prodhuesi origjinal.

KOMENTE