English

Këshilla për seks tepër sensacional

Për të pasur një marrëdhënie të mirë është e rëndësishme që të kombinohen dy faktorë: dashuria dhe seksi. Dashuria është një ndjenjë që lind natyrshëm ndaj edhe mundësitë për të dhënëkëshilla janë të pakta. Ndërsa për sa i përket jetës në krevat ka disa mënyra të cilat mund të vijnë natyrshëm, por edhe mund të mësohen. Disa nga këshillat që japin studiuesit janë:
Shikimi
Stimulimi me anë të vështrimit erotik eksiton të dyja gjinitë, por burrat janë më të prirur që të varen prej mënyrës se si e sheh partnerja. Eksitimi i tyre vjen duke u rritur nga shikimi erotik, në të kundërt femra preferon përfytyrim mendor të seksit që ndizet.
Tingulli
Të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë një rënkim kënaqësie që vjen nga buzët e të dashurës. Shumë çifte harrojnë kuptimin dhe rëndësinë e rënkimit, sidomos nëse është e përbashkët dhe bëjnë seks në qetësi absolute. Nëse shihni një film ku aktorja gjatë eksitimit fillon të rënkojë më aq fuqi sa ka sigurisht që pjesa më e madhe juaja do të ndjejë ndryshim në organin gjenital, por nëse ky rënkim vjen gjatë një akti seksual i jep marrëdhënies një dimension dhe kënaqësi tjetër.
Aroma
Aroma e trupit të partnerit është ajo që na lidh me të. Shpesh nuk është e nevojshme të harxhoni kaq shume me parfume dhe aroma të tjera për trupin, pasi aroma që mban trupi juaj është padyshim më e mira dhe më nxitësja.
Shija
Pastrimi i tepërt ka tendencën të largojë sekrecionet e seksit dhe shijen të cilën partnerët e pëlqejnë ta shijojnë. Ngacmimi dhe përkëdhelja me gjuhë e partnerit sidomos gjatë seksit oral është vërtet seksual, kështu që përpiquni të mos largoni këtë ndjesi dukë përdorur produkte të tepërta pastrimi
Surpriza
Dhurojini syve të tij habi dhe vishni diçka seksi, apo tërhiqeni partnerin duke përdorur shenja delikate dhe seksi si për shembull duke lëpirë buzët apo duke hequr çorapet. Mos u shqetësoni nëse u duket vetja budallaqe, kur vjen puna për seks sa më shumë dramacitet aq më mirë është. Ndizni disa qirinj, para se të bëni banjë përdorni vajra aromatikë, gatuani pjatën e preferuar të bashkëshortit dhe ushqejani atë në krevat.
Eksperimenti
Është koha që të lini dritat ndezur sepse imazhet e forta erotike i dhurojnë trurit tronditje kënaqësie. Nëse jeni duke bërë seks oral kujdesuni që ai të shohë gojën dhe gjuhën tuaj teksa e përkëdhelni. Kontakti i fortë i syve e bën atë të arrijë kulmin e eksitimit dhe e nxit për një seks më të fuqishëm.
Çdo gjë kalon
Performoni një striptizë për partnerin tuaj kur ai të jetë kthyer nga puna. Tregohuni të kujdesshme që të hiqni veshjet tuaj në mënyrë të ngadalë dhe joshëse. Mos u ngutni dhe sigurohuni që të ruani kontaktin e syve. Nëse ndiheni në siklet të jeni të sigurta që ai do të mendojë se në atë moment të dy keni shkuar në parajsën e seksit.

KOMENTE