Sokol Olldashi nuk ka qënë natën që e vranë në Elbasan.
Burime konfirmojnë se kamerat e sigurisë në hyrje të qytetit të Elbasanit janë kontrolluar në të gjitha drejtimet për intervalin e kohës 18.30-21.30 dhe nuk rezulton as hyrje dhe as dalje e ish deputetit Sokol Olldashi me makinën e tij. Policia në versionin e saj zyrtar ka gënjyer publikun duke thënë se Sokol Olldashi vinte nga një aktivitet nga qyteti Elbasanit. Nuk ka asnjë dëshmi apo person që të provojë se Sokol Olldashi të ketë qënë diku në Elbasan. Takimi dhe personi i fundit që është parë Olldashi është gazetari Andi Bejtja i cili në ora 18.35 pm është ndarë nga një kafe me Sokol Olldashin në baret e Hotel Sheraton në Tiranë. Më pas askush nuk e ka parë se nga ka shkuar Olldashi por dyshimet janë që të jetë marrë peng dhe të jetë vrarë pas tunelit të Ellbasanit/index.al/