Para bankës Societe General Albania,në qytetin muze të Beratit mëngjesin e sotëm është sinjalizuar për në alarm bombe por që ka rezultuar fallco.
Menjëherë pasi janë informuar për situatën uniformat blu kanë larguar punonjësit e bankës më pas qytetarët dhe në fund kanë bërë rrethimin e vendit.
Në vendngjarje kanë shkuar skuadrat antieksploziv, të cilat pasi kanë bërë një inspektim të hollësishëm të situatës kanë vërtetuar se nuk ka pasur asnjë bombë dhe se alarmi për të ka qenë fals.
Policia po vijon hetimet për të gjetur arsyen dhe shkaktarin e këtij alarmi fals.