English

E vrava se nuk u divorcua nga burri i saj (VIDEO)

PATRA (Greqi) - Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 43-vjeçares greke të vrarë nga shqiptari, Arti Janka. Familjarët kanë kërkuar që në vend të shpenzimeve për kurora me lule, pjesëmarrësit në funeral të jepnin donacione për një Organizatë të Solidaritetit Social.

Natalia Voutsina, ka lënë jetime një vajzë 8-vjeçare, e cila ka mbetur e tronditur nga vdekja e nënës së saj.

Rrëfimi i shqiptarit

“Humba logjikën dhe e vrava”, kjo ishte dëshmia e 33-vjeçarit shqiptar para gjykatës. “E takova Natalian para një viti e gjysmë. Punoja afër lokalit të saj në Rio. Rashë në dashuri. Një ditë nisëm lidhjen. I errësuar nga dashuria i kërkova të divorcohej. Ma premtoi këtë gjë por nuk e bëri. Shkova në Shqipëri për ta harruar. Por vendosa të rikthehem në Patra për t’i dhënë një zgjidhje kësaj çështjeje. Kur i kërkova sërish që të ndahej m'u errësua gjithçka në kokën time. Mora thikën dhe e qëllova….”

Janka e qëlloi 43-vjeçaren dy herë në qafë duke e lënë të vdekur në vend raporton "Shekulli"

Para trupit gjykues ai shprehu pendim për krimin dhe madje përfundoi edhe në lot. Por pavarësisht kësaj ai do të akuzohet për vrasje të qëllimshme. Shtuar kësaj edhe faktin se të gjithë avokatët kanë refuzuar që të marrin në mbrojtje shqiptarin.


1996
1997

KOMENTE