Dy ish-deputetë, njëri socialist, Ilir Gjoni, tjetri demokrat, Leondard Demi, të cilët e kanë nisur karrierën e tyre në Ministrinë e Jashtme, janë rikthyer sërish në shërbimin diplomatik, duke u propozuar nga qeveria e kryeministrit Rama si amabsadorë të Republikës së Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte shumë i kënaqur që këto propozime morën votë unanime në komision, i bindur se Shqipëria përfiton nga kredibiliteti i kandidatëve dhe përvoja e hershme e tyre në detyra të larta shtetërore.
“Një përvojë e tillë më ka dhënë, modesisht, shprehitë e nevojshme drejtuese, përfshirë aftësinë për të përcaktuar qartë objektivat dhe për të motivuar të tjerët në arritjet e këtyre objektivave”, deklaroi Ilir Gjoni.
“Propozimi im është një mesazh politik që për çëshje të inetersit kombëtar ne nuk duhet të kemi dallime partike, por duhet të bashkëpunojmë, sepse është inetres i përbashkët”, tha më pas gjatë seancës Leonard Demi.
“Fytyra e ambasadorit për vende të vogla si Shqipëria është në të vërtetë fytyra e shtetit dhe është e rëndësishme që ne të piketojmë njerëz që kombinojnë eksperienca të ndryshme dhe na garantojnë një cilësi në përfaqësim”, u shpreh më tej ministri Bushati.
Që të dy kandidatët të nisin detyrën si amabsadorë, ata duhet të marrin edhe miratimin nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.