Ministri i Drejtësisë Nasip Naço prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve propozimin e qeverisë për disa ndryshime në ligjin “Antimafia”, konkretisht për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin për korrupsionin. Naço theksoi se Ministria e Drejtësisë parashikon të marrë masa me rëndësi për të luftuar korrupsionin dhe synon të unifikojë praktikën gjyqësore me atë hetimore.
Në Komisionin e Ligjeve, opozita këmbënguli që Qeveria të tërhiqet nga Paketa Antikorrupsion, përsa kohë ndryshimet në ligj janë kundërshtuar nga OPDAT, misioni amerikan për drejtesinë penale dhe OSBE-ja, si të papërshtatshme, jo efektive dhe që përbëjnë hapa prapa.
Por kjo nuk duket se ka gjasë te ndodhe. Ministri i Drejtësisë nuk pranoi asnje nga verejtjet e dy misioneve.
Ekspertet amerikane kane shprehur shqetesimin se zgjerimi i kompetencave per Prokurorine dhe Gjykaten e Krimeve te Renda, jo vetem mund te ule efektivitetin ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, por edhe se centralizimi rrezikon perdorimin politik.
"Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve te Renda eshte histori suksesi dhe besoj se do ta luftojne realisht korrupsionin. Por sigurisht qe kjo pakete ka trembur disa te tjere dhe nuk flene rehat dhe besoj qe nuk kane për të fjetur rehat. Përsa kohe shteti eshte ne kembe, vonon, por nuk harron", tha Naço.
"Përgjigjja e logjikshme do te ishte se drafti behet qe pikerisht disa te tremben. Ata qe duhet te tremben le te tremben dhe une me kete pike nuk kam asnje problem. Çeshtja eshte se me rezulton se eshte trembur OSBE-ja dhe OPDAT-i, qe thone shqip, hap mbrapa ne luften kunder korrupsionit", tha deputeti demokrat Strazimiri.
"Unë do t'i falenderoj te gjithe partneret per ndihmen dhe kontributin qe japin, por ne fund te fundit jane prokuroret dhe gjyqtaret ata qe do te zbatojne ligjin. Ata nuk mund ta kuptojne qe nje prokuror me presionin më të vogel mund ta dorezoje detyren ne Vlore dhe thote te vije ai nga Tirana, sepse une nuk e bej dot. Nuk besoj qe perqendrimi ne nje dore do te kete ndikim politik", theksoi Naço.
Per ministrin e Drejtesise me e rendesishmja eshte se kjo Qeveri ka vullnetin e duhur per te luftuar korrupsionin, gje qe sipas tij nuk mund ta zbehin as dyshimet e partnereve per renien e efikastitetit ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, duke ia ngarkuar Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Renda kompetencen e njësive e perbashketa te hetimit, te ngritura me ndihmen amerikane.
"Duhet te pershendes njesite e perbashketa hetimore, ka qene nje histori suksesi, por dinamika e kerkon qe ne te ndryshojme. Perceptimi i korrupsionit duhet te na beje te mendojme qe te kemi forma dhe metoda te tjera per ta luftuar korrupsionin", tha Naco.
"A e keni marre parasysh, qe duke i bashkuar kjo mund te çoje ne renie te efikasitetit te luftes ne te dyja drejtimet, sic thone partneret nderkombetare?" pyeti deputeti Bylykbashi.
"Ne luften kunder korrupsionit themelor eshte vullneti politik. Nese nuk kemi vullnet politik, nuk kemi per ta luftuar asnjehere korrupsionin. Kesaj mazhorance nuk i mungon vullneti politik, prandaj e ka nisur dhe prandaj kjo pakete eshte e kundershtueshme sepse eshte radikale. Eshte radikale sepse duam te kapim kohen e humbur, te kapim keto 20 vjet qe jemi zvarritur, prandaj ka edhe kundershtime", sqaroi Naço.
KRITIKAT E SHBA PER DY PROJEKTLIGJET E QEVERISE
• Ne nuk besojmë se ndryshimet pjesë-pjesë të KPP-së ndihmojnë në efektivitetin e sistemit të drejtësisë penale.
• Këshillojmë fuqimisht që të shmangen ndryshimet e shpeshta në kompetencë, sepse çdo ndryshim i tillë duhet të shoqërohet me ndryshime në veprimtarinë dhe procedurat e shumë agjencive të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit.
• Pavarësisht mënyrave të ndryshme për të lexuar statistikat, ne jemi dakord se numri i hetimeve dhe dënimeve për korrupsion as nuk i afrohet shkallës së përhapjes së këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare
• Heqja e korrupsionit nga kompetenca e tyre (Njësisë së Përbashkët Hetimore kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit) do ta pakësonte shumë dobinë e ekzistencës së tyre
• Numri aktual i hetimeve dhe dënimeve për korrupsion është shumë i ulët
• Ndryshimet nuk do të sjellin domosdoshmërisht rritje të numrit të hetimeve dhe dënimeve
• Deri në vitin 2012, ekzistenca e imunitetit ishte një pengesë reale në hetimin e zyrtarëve të lartë. Në këtë drejtim priten shumë rezultate pas ndryshimeve kushtetuese që hoqën imunitetin.
• Centralizimi i hetimeve mund të sjellë të kundërtën e pasojave të dëshiruara, hetimin e korrupsionit vetëm në Tiranë.
• Centralizimi mund të sjellë gjithashtu rritjen e mundësive për kontroll politik ndaj vendimmarrjes së prokurorisë.
• Centralizimi shpesh ul pavarësinë e prokurorisë, që është parim qendror i sistemeve demokratike të së drejtës
• Shumica e kallëzimeve për korrupsion ndiqen penalisht dhe dërgohen në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe jo me atë të korrupsionit aktiv ose pasiv
• Ndryshimet që propozohen i japin Krimeve të Rënda kompetencë, por e lënë shpërdorimin e detyrës në kompetencë të gjykatave të mëdha gjyqësore. Vetëm të imagjinojmë konfliktet e kompetencave që do të lindnin mes gjyqtarëve dhe prokurorëve të rretheve gjyqësore dhe atyre të Krimeve të Rënda. Kjo mund të sjellë që çështje të mira korrupsioni të ndiqen si shpërdorim detyre dhe çështje jo aq të mira shpërdorimi detyre të ndiqen si korrupsion.
• Disa nga veprat e përfshira në ndryshimet nuk e kalojnë as standardin e Konventës së Palermos, për rëndësinë e krimit, dhe madje njëra prej tyre është kundravajtje.
• Këto ndryshime janë propozuar pa asnjë konsultim publik dhe pa u dhënë mundësinë agjencive të interesuara për të paraqitur kundërshtimet ose propozimet e tyre.
• Dispozitat e propozuara nuk parashikojnë procedurat që u nevojiten prokurorëve për të kërkuar në mënyrë të efektshme autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e zyrtarëve të lartë
• Diskutimi i këtyre propozimeve me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLD-në duhej të kishte qenë një hap i domosdoshëm dhe miratimi i tyre për ndryshimet duhej të kishte qenë faktor vendimtar në procesin legjislativ. Përndryshe efektiviteti i ndryshimeve duhet të vihet seriozisht në dyshim.
• Dhënia e kësaj detyre një personeli të pa trajnuar dhe përsëritja e trajnimit që tashmë i është dhënë NjPH-së, do të ishte një humbje jo e mençur e burimeve.
• Nenet 288 dhe 289 të KPP-së duhet thjesht të shfuqizohen dhe arrestimi e kontrolli i zyrtarëve të lartë të rregullohet në pjesë të tjera të Kodit.
• Projektet e propozuar mund të ndryshohen, në mënyrë që të lejohet zbatimi i ligjit antimafia nga NJPH-të, në rrethet ku ato veprojnë. Kjo do të realizonte qëllimin e projektit pa shkaktuar pasojat padëshiruara negative për të cilat kemi folur
• Çdo zgjerim i fushës së veprimit të ligjit antimafia duhet të sigurojë që të mbrohen të drejtat e pronarëve të pafajshëm nga akuza të pambështetura dhe që barra e të provuarit të natyrës kriminale të pronës i mbetet prokurorit.