Një djalë 12 vjeçar është akuzuar për mardhënie seksuale dhe lënien shtatzënë vajzën 28 vjeçare nga Etiopia që shërbente në shtëpinë e tij në Dubai.
12 vjeçari nxënës shkolle nga Emiratët e Bashkuar dhe etiopiania 28 vjeçare thuhet se kanë pasur mardhënie seksuale 2 herë në shtëpinë e tij.
Prokurorët kanë akuzuar palët për mardhënie jashtëmartesore duke i dënuar secilin me 6 muaj burg edhe pse 12 vjeçari ishte fëmijë ai u gjykua si i rritur.
Ngjarja u zbulua nga prindërit e djalit kur e çuan në spital shërbëtoren pasi nuk ndihej mirë.
Por avokati i djalit ka pohuar se ai nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë dhe se ajo e ka bërë për shantazh pasi kishte mosmarrëveshje me të atin e djalit dhe donte që të mos e përzinin nga shtëpia.
Pritet të vërtetohe dhe atësia e fëmijës që vjen në jetë në shkurt.