English

Durrës. Gjimnazisti vritet me armë në mes të klasës

Tashmë barrierat e mbrojtjen janë kapërcyer, por dhe ndërgjegjia njerëzore ka dalë jashtë kontrollit.

Në Shkozet të Durrësit gjimnazisti i vitit të parë të shkollës "Beqir Çela" ekzekutohet në mes të klasës para nxënësve të tjerë me breshëri plumbash.
Nxënësi me inicialet A.T është qëlluar brenda në klasë me armë zjarri automatike. Breshëria e plumbave, fatmirësisht nuk ka zënë asnjë person tjetër, por plagët e marra kanë qenë fatale për të riun.

Identiteti i autorit të sulmit nuk bëhet ende i ditur, por uniformat blu njoftuan ngritjen e postoblloqeve në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të ndjekur nga afër hetimet dhe operacionin për kapjen e autorit.

KOMENTE