Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë në lidhje me vrasjen e gjimnazistit Adriatik Toto, mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit.
Ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjen e të riut, Rama është shprehur se kjo ngjarje është kambanë alarmi për të gjithë qeverinë.
Sipas një njoftimi të Kryeministrisë thuhet se Rama ka kërkuar një hetim të plotë të gjithë ngjarjen.
“I keqardhur për lajmin, Edi Rama shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm dhe Ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për tu siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten” thuhet në njoftimin e Kryeministri.