English

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd. Vdes Aimir Selala

Në aksin Elbasan-Librazhd në orët e mbrëmjes së vonë të së mërkurës ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mirake ku 41-vjeçari Aimir Selala duke drejtuar mjetin e tij Furgon Benz me targa LA 9016 A, ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me kolonen e mbikalimit hekurudhor. Per pasoje drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjehershme, nderkohe qe jane plagosur shtetasit Vera Ahmetlliu 34 vjece, banuese ne fshatin Menkulas Devoll dhe djali i saj A.A, 8 vjec, te cilet udhetonin si pasagjere ne kete mjet.

Të plagosurit menjëherë janë dërguar në spitalin ushtarak Tranë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetsore.

Policia akom nuk ka bërë të ditur shkaqet e ndodhjes së aksidentit tragjik.

KOMENTE