Kryebashkiaku Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten Aurela, dy vajzat e tij Dafinën dhe Viktorian si dhe fëmijët e shkollës “Zyber Hallulli” ndezën dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Nga sot, Tirana ka hyrë në atmosferën e festave të fundvitit. Siç është bërë tashmë zakon, sot Tirana ka ndezur dekorin me drita shumëngjyrëshe. Kryebashkiaku LulzimBasha ka uruar qytetarët për festat dhe ka garantuar më të vegjlit se aktivitetet artistike për ta nuk do të mungojnë gjatë këtij muaji, për t’ua shtuar kënaqësinë që u japin festat.
“Bashkë më fëmijët e pranishëm këtu dhe me të gjithë qytetarët e tjerë, veçanërisht me një përshëndetje të përzemërt për fëmijët e shkollës “Zyber Hallulli”, së bashku sot ndezëm dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe së bashku do t’u urojmë të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke filluar nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit: “Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”! Sa më shumë gëzim dhe hare sjelltë kjo festë në zemrat e çdo qytetari të qytetit tonë dhe në zemrat e çdo shqiptari! Gëzuar!” – u shpreh z. Basha.