Saimir Tahiri nga salla e Kuvendit, ka akuzuar Berishën se në kohën që djali i tij ishte shkaktar i shpërthimin tragjik të Gërdecit, ai e mbronte atë.
Në lidhje me këtë akuzë ka reaguar dhe djali i ish-kryeministrit Berisha Shkëlzen Berisha.
Përmes një deklarate për mediat, Shkelzen Berisha, thekson se Ministri Tahiri jo vetem eshte i denuar me vendim te formes se prere nga gjykata per shpifjen qe perseriti sot ne parlament, por i veshur me imunitet sfidon çdo dite shtetin ligjor duke mos paguar detyrimin qe rrjedh nga vendimi i gjykates per genjeshtren e tij.
“Nje dite pas ekzekutimit te nje gjimnazisti te ulur ne banken e shkolles dhe 10 dite pas thyerjes se burgut te sigurise se larte ne Drenove, Ministri pergjegjes per parandalimin e gjemave te tilla, ne kushtet e impotences morale per te dhene doreheqjen dhe shterpesise profesionale e politike per te dhene garanci, qe ngjarje te tilla te mos perseriten me, e pa te udhes qe prinderve, te afermve te te ndjerit dhe mbare opinionit t’u thote se fajin per kete e ka Shkelzeni. Ne kushtet kur zhvillohet ky debat me duket e tepert te them, se ky minister jo vetem eshte I denuar me vendim te formes se prere nga gjykata per shpifjen qe perseriti sot ne parlament, por si nje bandit me imunitet, sfidon çdo dite shtetin ligjor duke mos paguar detyrimin qe rrjedh nga vendimi i gjykates per genjeshtren e tij.
“Në kushtet e impotencës morale për të dhënë dorëheqjen dhe shterpësisë profesionale e politike për të dhënë garanci, që ngjarje të tilla si ekzekutimi i një gjimnazisti të ulur në bankën e shkollës apo pas thyerjes së burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, ky ministër e pa të udhës që prindërve, të afërmve të të ndjerit dhe mbarë opinionit t’u thotë se fajin për këtë e ka Shkëlzeni”, thuhet në reagimin e djalit të Berishës.
“Nëse dështimin tënd, e kërkon medoemos ta fshehësh apo justifikosh pas atyre që kanë vrarë e plagosur dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, këtë do e gjesh të faktuar pa pasur nevojë të shpifësh tek fëmijët e Gramoz Ruçit, Arta Dades dhe kolegëve të tjerë në parlament”, thuhet në deklaratën e Shkëlzenit.