English

Shqipërisë i hapet drita jeshile për në BE

Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian miratoi me 49 vota pro projektrezolutën për Shqipërinë, përpiluar nga raportuesi i ri kroat Nikola Vuljaniç.

Ndërkohë pak më herët se të miratohej rezoluta, europarlamentarët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që Shqipëria ka bërë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, ku vlerësojnë këtu, zgjedhjet e 23 qershorit dhe faktin që rezultati i tyre u pranua nga opozita.

"Janë tejkaluar të gjitha çështjet politike dhe ka një bashkëpunim për sa i përket integrimit në Shqipëri. Ndërsa, për sa i përket zgjedhjeve, mund të them se është hera e parë që opozita pranon rezultatin”, -shprehet europarlamentari, Volfgang Grossruck.

Ata kane theksuar se nuk jane te interesuar te dine se cila Qeveri eshte ne pushtet, per ta i rendesishem eshte plotesimi i gjithe kritereve dhe kushteve te caktuara nga nje vend per statusin.

Raportuesit për Shqipërinë në Këshillin e Evropës kanë mbajtur mëngjesin e së enjtes një konferencë për shtyp, duke bërë një ekspoze të takimeve të zhvilluara me zyrtarët e lartë shqiptarë gjatë misionit disaditor në Tiranë.

Në fjalën e tij, raportuesi për Shqipërinë në KiE, Johnathan Evans ka deklaruar se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë përsa i përket zgjidhjes së problematikave të saj.

“Ne kemi zhvilluar takime të nivelit të lartë. Ne shohim një mundësi të veçantë për Shqipërinë që të adresojë problemet e saj”, ka deklaruar Evans, i cili ka ftuar qeverinë dhe opozitën që të bashkëpunojnë për të realizuar detyrimet e anëtarësimit.

Duke nënvizuar se vizita e misionit u zhvillua në një kohë kur pritet vendimi për dhënien e statusit kandidat, zoti Evans ka bërë thirrje që të arrihen sa më parë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Në këtë drejtim, ai e ka vënë theksin edhe tek raporti i fundit i Transparency International, i cili sipas tij ka paraqitur “të dhëna shqetësuese” për korrupsionin në vend.

“Qeveria e re e ka bërë luftën ndaj korrupsionit prioritet. Jemi të interesuar të shohim masat që do të marrë. Do të jetë mbi rezultatet konkrete që Brukseli do të bazohet”, ka shtuar Evans.

KOMENTE