Të fiksuar mbas djathit? Ja arsyeja.
Që në vitin 1980 studiuesit kanë zbuluar se djathi përmban gjurmë morfine.
Në vitin 1981 Eli Hazum dhe kollegët e tij raportuan gjurmët e morfinës një narkotik që krijon varësi.
Studimi pohoi se morfina ndodhej në qumështin e lopës dhe të njeriut, qëllimisht që i porsalinduri të lidhet fort mbas nënës së tij për të marrë kështu të gjithë lëndët ushqimore të nevojshme.
Proteina kazeinë e qumshtit kur shpërbëhet në traktin tretës në kazomorfinë prodhon gjithashtu efekte narkotike. Tek djathi kazeina është më e përqëndruar kështu që efektet narkotike janë më të forta dhe shija e kënaqësisë është më e madhe.