Kryeministri serb, Ivica Daçiç në një intervistë dhënë për revistën serbe, “Nedelnik” flet edhe për Kosovën.
Pse nuk nisni zyrtarisht procesin për ndarjen e Kosovës, tani kur jeni kryeministër dhe udhëheqës i dialogut me Prishtinën ?
Daçiç: Ndarja e Kosovës ka qenë interesi më i mirë për Serbinë, por gjërat e tilla duhet shikuar varësisht nga momentet historike.
Sikur kjo çështje të ishte kërkuar para 10 vitesh, për 5 minuta do të nënshkruhej dhe finalizohej. Sot, kjo mundësi na është dobësuar.
Dhe tani ekziston një qetësi mbi këtë çështje. Nuk dua që këtë kohë të flas mbi këtë status, sepse jemi marrë vesh që të mos e diskutojmë, por do t’i vijë edhe kësaj radha.
Unë vazhdoj të mendoj fuqishëm që ndarja e Kosovës është gjëja më e mirë, zgjidhja më e mirë që do të na çonte deri në një zgjidhje afatgjate sa u përket raporteve shqiptarë-serb.
Serbia po kërkon që të jete faktor konstruktiv, dhe një gjë e tillë nuk do të destabilizonte aspak rajonin.
Sa është reale ndryshimi i kufijve në Ballkan, dhe a do përfshin kjo edhe Republikën e Serbisë?
Daçiç: Saktësisht dihet se kur janë momentet për të ardhur deri te ndryshimi i kufijve. E ky moment nuk është tani, por a do të vjen ai moment dhe kur, këtë askush nuk mund ta dijë saktësisht.
Serbia e respekton marrëveshjen e Dejtonit, por njëjtë respekton edhe Republikën e Serbisë si pjesë e etnitetit pa pëlqimin e së cilës nuk mund të vijë deri te asnjë ndryshim i kufijve. Kemi pas shumë raste për një gjë të tillë.
Tani shohim se si ish kryeministri Koshtunica në vazhdimësi flet për Kosovën, e pse kur Kosova shpalli pavarësinë, pse edhe Republika e Serbisë nuk e ka shpall gjithashtu pavarësinë.
Atë kohë Koshtunica ka qenë kryeministër dhe Boris Tadiç president. Nuk po them se ata donin të bënin një gjë të tillë, por po e them se sikur të kishin dashur e kanë pas mundësinë për ta bërë.