Të gjithë e dimë që produktet natyrale të papërpunuara janë më të mirat për trajtime kozmetike.
Produktet Natyrale, (ne këtë rast qumështi dhe mjalti) kanë cilësi antibakteriale dhe pastruese, perveç kësaj kanë edhe cilësi mbrojtëse dhe nuk dëmtojnë flokun.
Receta 1
Për të pregatitur këtë balsam na duhen:
2 lugë gjelle me mjaltë
1/4 filxhan me qumësht (sigurisht të dyja duhet të jenë organike)
Përziejini mirë në një mikser.
Pasi t'i keni larë flokët, thajini pakëz për të eliminuar ujin e tepërt.
Aplikoni këtë balsam nga rrënja deri tek majat duke ndihmuar me një masazh te lehtë në skalp.
Mbajeni 10 minuta, shpëlajeni si zakonisht.
Ju mund ta merrni me vete edhe në ndonjë udhëtim, mjafton ta ruani në një enë të zakonshme shampoje.
Receta 2
Për këtë na duhen:
Vaj ulliri 100% natyral
Mjalt organik
Gjalp kakao
Ngrohni një lugë gjelle me vaj ulliri (100% natyral) në një enë që duron nxehtësinë.
Pasi të ngrohet në një temperaturë mesatare, shtoni 2 lugë gjelle me mjaltë organik.
Mjalti është i përsosur për flokë të thatë, por edhe për të larguar dhe pastruar yndyrnat e tepërta të flokut.
Ai është shumë delikat dhe krijon një shtresë mbrojtëse tek flokët (i mbron nga produktet agresive që përdorni për stilim, apo papastërtitë e ambjenteve).
Shtoni edhe një lugë me gjalpë kakao. Edhe kjo është shumë e mirë, i jep elasticitet dhe e forcon flokun.
Përziejini dhe lërini te ngrohen për 60 sekonda në temperaturë mesatare.
Aplikojeni ne flokët gjysëm të thara (pasi t'i keni larë me shampo), mbajeni për 20 minuta dhe shpëlajini si zakonisht/bimë mjekësore.