English

Mbytet në pus 15 vjeçari Gëzim Ruti

15 vjeçari Gëzim Ruti, nga fshati Zvezdë i komunës Pojan në rrethin e Korçës, është gjetur i mbytur në pusin e fshatit nga familjarët dhe fshatarët e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se ka qenë aksidentale, pasi pusi përdorej për vaditje.

Trupi i 15-vjeçarit të pajetë, është gjetur dje në mbrëmje në rezervuarin e fshatit Zvezdë. Sipas burimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur kur djali po kthehej në shtëpi pasi kishte kullotur bagëtitë.

KOMENTE