English

Tiranë. Debat artistik mbi mbulesën e grave myslimane

Artistë nga 8 vende të Evropës vijnë në Tiranë për të hapur një debat artistik mbi një temë shumë të diskutuar, mbi mbulesën e grave myslimane. Mbas premierës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, vjen në Tiranë shfaqja e Qendrës Multimedia nga Prishtina, "Shembja e kullës së Ajfelit", e autorit Jeton Neziraj, një shfaqje e punuar nga një ekip artistësh nga 8 vende të Evropës.

Ta kuptosh dramën e tjetrit

Në një tablo bashkëkohore urbane, në shfaqje rrëfehet historia e çuditshme e një evropiani, i cili rrëmbehet nga dy terroristë islamikë, pasi ai këmbëngul që t'ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t'u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapokonvertuara në islam. "Shembja e Kullës së Ajfelit" është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore - ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.

KOMENTE