English

Ulçera e gojës. Çfarë është dhe trajtimi natyral

Ulcerat e gojës janë infeksion i cipës së brendshme të gojës i cili shkaktohet nga faktorë të jashtëm: siç është përdorimi i pasaktë i furçës së dhëmbëve, ngrënia e ushqimit të nxehtë, mospastrimi i protezave tek ata që i mbajnë ato; ose nga faktorë të brendshëm, si mungesa e vitaminës C dhe B, apo inflamacioni viral/ bakterial i cili çon në anemi dhe sëmundje të tjera.

Trajtimi natyral për ulcerat e gojës:

Bërja gargarë me lëngun e përfituar nga kamomili në këtë mënyrë: një lugë nga lulet e kamomilit të thata i shton në një gotë ujë të vluar më parë dhe e lë të mbuluar për 15 min. Pastaj e filtron dhe bën gargarë. Këtë gjë e përsërit dy herë në ditë, apo sipas nevojës. Por ilaçi më i mirë për shërimin e këtyre ulcerave të gojës është të bësh gargarë me kopër të përzierë me goglat e dushkut, në këtë mënyrë: merr dy lugë të vogla nga kopëri i bluar dhe një lugë të vogël nga goglat e dushkut të bluara, i zien dhe i përdor si gargarë, dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Në këtë rast bën dobi edhe pirja e uthullës së mollës dhe bërja gargarë me të. Sigurisht që nëse shkaqet e këtyre ulcerave janë virale apo bakteriale, apo si pasojë e ndonjë sëmundje tjetër atëherë duhet të kurohet sëmundja tjetër dhe me shërimin e saj, shërohen edhe ulcerat e gojës.

KOMENTE