Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme te BE, autorizoi Zyren e Europol te nenshkruaje Marreveshjen per Bashkepunimin Strategjik dhe Operacional me Policine e Shtetit. Lajmi është bëri i ditur nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në faqen e tij zyrtare në fb, i cili do ta firmosë këtë marrëveshje me 9 dhjetor ne Hagë.
Mesazhi i ministrit të Brendshëm:
Arritje historike për Policinë e Shtetit.
Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së, autorizoi Zyrën e Europol-it të nënshkruajë Marrëveshjen për Bashkëpunimin Strategjik dhe Operacional me Policinë e Shtetit.
Do kem nderin dhe privilegjin që në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të firmos më 9 dhjetor në Hagë Marrëveshjen me Europol-in.
Është marrëveshje historike që njeh arritjet e Policisë së Shtetit deri sot, por mbi të gjitha, që nxit e mbështet reformat në vazhdim por dhe rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Policia e Shtetit "integrohet" në Europol, ku anëtarë janë të gjithë Policitë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky është momenti për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të qenë më krenarë por edhe më të vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes.
Mirënjohje për arritjet, inkurajim për sfidat.
Një tjetër gur themeli në përpjekjet tona për një Polici moderne, demokratike, transparente, eficente dhe efektive në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.