English

Vriten 2 vëllezërit Klevis dhe Melsi Çollaku nga fshati Shuec i Devollit

Dy shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në zonën e Follorinës në shtetin grek.

3 policë grekë që po kryenin shërbimin në vendin e quajtur Vrontero në Follorinë kanë zbuluar një kasolle që dyshohej se kishte lënë narkotike.

Një nga policët me elektrikë dore është futur në kasolle por është përballur me breshërinë e kallashnikollëve të shqiptarëve.

2 policët e tjerë grek kanë hapur zjarr duke vrarë dy shqiptarë vëllezër të identifikuar si Klevis Çollaku 28 vjeç dhe Melsi Çollaku 34 vjeç nga fshati Shuec i Korçës, të dy me nga dy fëmijë. Polici i vrarë është Elias Kostenis, 43-vjeç, babai i një fëmije.

Gjithashtu nga shkëmbimi i zjarrit edhe dy policët e tjerë janë plagosur. Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në kufi, por sipas mediave greke kasollja ku ka ndodhur ngjarja dyshohet se përdorej nga trafikantët e lëndëve narkotike.

KOMENTE