English

Gjobat e makinave. Presidenca, Kryeministria, Ministritë, KQZ-ja etj rekord gjobash

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme dhe aksioneve të Policisë Rrugore për të mbledhur gjobat e papaguara nga kundërvajtësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të parët që i shpërfillin këto thirrje duket se janë deputetët dhe institucionet më të larta shtetërore. Për shkak të funksionit të tyre, duket se këta funksionarë ia kanë hedhur shumë lehtë mospagimit të gjobave për automjetet e tyre, ndërsa për drejtuesit e institucioneve shtetërore është gjëja e fundit që iu shkon në mendje. Gazeta “Shekulli” ka mundur që të zbardhë disa prej gjobave që deputetë apo institucione kanë.

Deputetët

Nga hulumtimi rezulton se
makina e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ka ende një gjobë të papaguar. Makina tip benz ngjyrë gri me targë TR1995L ka një gjobë për ndalim qëndrimi dhe pushimi të gabuar duke shkelur nenin 156 të Kodit Rrugor me vlerë 1 mijë lekë.
Edhe deputeti tjetër i grupit parlamentar demokrat Luciano Boçi rezulton se ende nuk ka paguar gjobën e makinës që figuron në emër të tij.
Drejtuesi i automjetit tip benz ngjyrë të zezë me targë TR9839 J, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit është treguar i pakujdesshëm duke qarkulluar pa përdorur rripin e sigurimit dhe të sistemit të fiksimit. Punonjësit e policisë janë mjaftuar vetëm duke e gjobitur me 600 lekë.
Pa u gjobitur nuk ka mbetur as deputeti tjetër demokrat Bedri Selman Hoxha. Automjeti i tij tip Benz me targë TR7540 N ka një gjobë 500 lekëshe për qëndrim/pushim të ndaluar. Midis zyrtarëve të lartë të cilët nuk kanë shlyer ende detyrimet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i cili rezulton me 8 gjoba të papaguara. Sipas Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se deputeti Shpëtim Hysni Idrizi me automjetin tip TR2191 L tip benz me ngjyrë blu ka 8 gjoba për shkelje të ndryshme.
Sipas faqes online të Policisë së Shtetit, rezulton se shkeljet e kryera në kohë të ndryshme janë 6 për ndalim qëndrimi dhe pushimi te mjetit të gabuar; shkelje te tjera te rregullave të qarkullimit; karakteristikat konstruktive.

Edhe automjeti i ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, me pronësi paktën gjer në vitin 2008, të mjetit tip Mitsubishi targë TR2570 M figuron se ka edhe sot e kësaj dite numër rekord gjobash. Sipas faqes online të Policisë së Shtetit rezulton se ka 17 gjoba për shkelje të ndryshme :
mosrespektim i sinjalizimeve rrugore;
qëndrime/pushime të ndaluara;
ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve;
ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve;
mosrespektimi i sinjalizimit rrugor;
qëndrime/pushime të ndaluara;
ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve;
ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve;
mosrespektimi i sinjalizimit rrugor;
mosrespektimi i sinjalizimit rrugor;
parakalime të gabuara;
mosrespektimi i sinjalizimit rrugor;
ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve;
shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit;
qarkullim pa rrip sigurimi/sisteme fiksimi ;
përdorimi i rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit ;
qarkullim pa rrip sigurimi/sisteme fiksimi.

Edhe makina tip benz c 220 me targë TR 0576 M, e cila është në pronësi të Kastriot Selman Islamit, të paktën gjer në vitin 2008, rezulton që edhe sot e kësaj dite ka gjobë të papaguar. Janë në total 13 gjoba për automjetin me targë TR 0576 M, për shkelje si: mosrespektim i sinjalizimeve rrugore; parakalime të gabuara; ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve;mosrespektim i sinjalizimeve rrugore; ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve; ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve; ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve; ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve; qarkullim pa rrip sigurimi/sisteme fiksimi; ndalimi i qëndrimit dhe pushimit te mjeteve; ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve; ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve;ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve. Deputetja Luiza Mihal Xhuvani që ka automjet tipi Peugeot me targë TR 2107 L ka katër gjoba të papaguara sipas faqes online të Policisë së Shtetit me vlerë totale 4 mijë lekë, tre herë për qëndrim të gabuar dhe 1 herë për mosrespektim të sinjalistikës rrugore.

Institucionet shpërfillin shtetin

Detyrime të prapambetura kanë edhe institucionet më të larta të shtetit. Janë disa makina të institucionit të Presidencës , të cilat nuk panë paguar gjobat. Sipas faqes së Policisë së Policisë rezulton se makina Wolkswagen tipi Bora në zotërim të Presidencës me targë TR 4059J ka 2 gjoba të prapambetura me vlerë 2600 lekë për ndalim qëndrimi dhe pushimi. Edhe automjeti tjetër i po këtij institucioni, tip Skoda Fabia me targë TR 5752 I ka një gjobë 1 mijë lekëshe për ndalim të gabuar. Edhe automjeti I Kryeministrisë tip Fiat Albea me targë TR 4387 J nuk ka paguar gjobën me vlerë 600 lekë për ndalim qëndrimi dhe pushimi. Edhe Ministria e Integrimit e cila zotëron një automjet tip Renault Megan me targë TR 5818 P ka 4 gjoba të papaguara ndaj Policisë së Shtetit. Shuma e detyrimit në total është 5 mijë lekë për katër shkelje. Tre prej tyre janë për mosrespektim të sinjalizimit rrugor , ndërsa njëra për ndalim të gabuar. Një prej makinave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, benz C220 me targë TR 0259 Z ka të papaguar tre gjoba për ndalim qëndrimi dhe pushimi të gabuar me vlerë totale 7 mijë lekë.

Shlyhen 996 gjoba pas vendimit të MB-së

Një javë pas urdhrit të Ministrisë së Brendshme për mos lejimin e kalimit të kufirit në rast të mos shlyerjes së gjobave të automjeteve, janë shlyer 996 masa gjoba.“Prej datës 30 nëntor, kur ka dalë urdhri e deri më sot në Pikat e Kalimit Kufitar janë paraqitur për dalje 711 mjete, drejtuesit e të cilëve kanë pasur detyrime (gjoba) të papaguara. Ndërkohë që shuma totale e gjobave ka qenë 1091 për shkak se numri i gjobave për disa mjete ka qenë më shumë se një gjobë. Në këto 7 ditë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij urdhri, janë paguar pranë sporteleve të bankave në Pikat e Kalimit Kufitar 996 gjoba për 659 mjete”, thuhet në njoftimin e MB-së. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe inkurajojnë të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë pagesën e detyrimeve përpara se të paraqiten në Pikat e Kalimit Kufitar.

Sipas nenit 203 të Kodit Rrugor, drejtuesit e mjeteve mund të paguajnë gjobën e vendosur nga Policia Rrugore, brenda 5 ditëve pa kamat vonesë, duke përfituar një ulje prej 20% të vlerës së gjobës. Me kalimin e afatit 5 ditor vlera e gjobës shtohet me 2% kamat për çdo ditë vonese. Pas 1 Muaji nga data e vendosjes së gjobës Policia ka detyrimin sipas ligjit, të bllokojë mjetin deri në pagesën e gjobës.

KOMENTE