Protestuesit anti-qeveritare kanë rrëzuar një statujë të themeluesit të shtetit sovjetik Vladimir Lenin në kryeqytetin e Ukrainës duke e sulmuar me çekiç të dielën në një sfidë simbolike të presidentit Viktor Janukoviç dhe planet e tij për lidhje më të ngushta me Rusinë.
Qindra mijëra vetë mbanin në duar flamuj ukrainas dhe të BE-së në sheshin Pavarësia në Kiev, duke protestuar kundër vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar një marrëveshje tregtie me Bashkimin Evropian.
Në një letër lexuar nga e bija, udhëheqësja e opozitës, që po vuan dënimin me burgim, dhe ish-kryeministre Yulia Tymoshenko tha se zoti Yanukovych ka humbur legjitimitetin si president dhe bëri thirrje për rrëzimin e tij.
Më parë udhëheqësi i opozitës Arseniy Yatsenyuk tha se do të negocionte me Presidentin vetëm nëse ai emëron një qeveri të re që do të thellojë lidhjet me BE.