English

Pse ndodhin lindjet e parakohshme të cilat rezultojnë dhe me vdekje

Një lëvizje globale ka filluar për të shtuar vetëdijen rreth lindjes së 15 milion bebeve para kohe çdo vit. Disa prej arsyeve dihen, por jo aq sa duhet për të parandaluar paaftësitë apo vdekjen e këtyre bebeve thjeshtë sepse lindin para kohe. Tani ka filluar një fushatë globale për të zgjidhur misterin e lindjeve të parakohshme.

Henry Raak ((rack)) është si çdo 3 vjeçar tjetër aktiv. Atij i pëlqen të luajë me vëllanë e tij Oliver dhe me të atin Paul. Atij i pëlqen gjithashtu që nëna e tij Sara t’i lexojë tregime.

Por para 3 vjetësh ai ishte një bebe e vogël, që përpiqej të qëndronte gjallë dhe ndërsa Henry shpëtoi, vëllai i tij Bennett, gjithashtu bebe e parakohshme, nuk arriti të shpëtonte.

“Është një gjë që ai nuk e harron kurrë, madje mendon për të çdo ditë”.

Lindjet e parakohshme, ose para javës së 37-të të shtatzanisë, janë një prej shkaqeve të paftësive dhe vdekjeve mes këtyre foshnjeve. Studimet tregojnë se sa më pak kohë foshnja qëndron në mitrën e nënës aq më të rënda janë problemet nëse foshnja shpëton. Lindja e parakohshme mund të shkaktojë dëme në tru ose probleme në shikim, dëgjim dhe frymëmarrje. Henry vuan nga sëmundje kronike të mushkërive. Pranverën e kaluar ai u shtrua në spital nga pneumonia.

“Për shkak të sëmundjes së tij, dimri është shumë i vështirë për Henry dhe për ne”.

Dr. Alan Guttmacher ((GOOT-mah-ker)) drejton studimet mbi lindjet e parakohshme në Institutin Kombëtar të Shëndetit.

“Ne ende nuk kuptojmë shumicën e shkaqeve të këtyre lindjeve, prandaj edhe nuk mund t’i parandalojmë ato me sukses”.

Ana gjenetike mund të luajë rol, madje është një faktor i rrezikshëm për familjen Raak, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë. Djemtë ka më shumë të ngjarë të lindin parakohe se sa vajzat, por arsyet e kësaj nuk dihen. Për të zgjidhur problemin e lindjeve të parakohshme, organizata globale të shëndetit kanë vendosur të bashkërendojnë punën e tyre kërkimore.

“Ne mendojmë se tani është koha për përpjekje të bashkërenduara sepse ne kemi mjetet shkencore për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve si asnjëherë në të kaluarën".

Fondacioni jofitimprurës, The March of Dimes po luan një rol kryesor. Dr. Edward McCabe kryeson kërkimet e fondacionit.

“15 milion foshnje lindin para kohe në gjithë botën. Një milion prej këtyre bebeve nuk jetojnë dhe ne duam ta ndryshojmë këtë statistikë”.

Kjo është arsyeja që Sara Raak flet kaq hapur.

“Shpresoj që pas 10 vjetësh, ajo që bëri që Bennett të mos jetonte, të jetë një procedurë e lehtë, diçka që mund të parandalohet me lehtësi në mënyrë që njerëzit të mos përjetojnë atë që përjetuam ne”.

Studimet e reja mbi lindjet e parakohshme u botuan në numrin e muajit nëntor të revistës Nature.

KOMENTE