English

Biznesi i vendosur në kundërshtimin e taksës progresive (VIDEO)

Biznesi ka vendosur të vendoset si barrikadë për të mbrojtur taksën e sheshtë e për të refuzuar idenë progresive të kryeministrit Rama. Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ka zbardhur prapaskenat e mbledhjes së djeshme të Këshillit.
Biznesi e sheh me shqetësim raportin e ri të qeverisë me FMN, sidomos për çështjen e taksave.

Nikolin Jaka thotë se kjo do të ketë pasoja negative për ekonominë.

"Në rradhë të parë me çfarë duhet t'i presim investitorët e huaj, në rradhë të dytë si do ta krijojmë besimin për të investuar në Shqipëri dhe në rradhë të tretë duhet të shohim dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm me konkurrencën e rajonit, pasi Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të kenë të njëjtin treg dhe konkurrencë në paraqitjen e paketave fiskale. Në rastin konkret Shqipëria po e thyen këtë konkurrencë, po e rrit dhe unë shpresoj që kjo mos të ndodhë të paktën për 2014 derisa të kemi një formalizim të ekonomisë dhe derisa të kemi reformat rregullatore", tha kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

Sipërmarrësit mendojnë se nëse ekziston vullneti i duhur, Qeveria ka rrugë të tjera për të mbledhur më shumë të ardhura në buxhet

"Përmirësimi i administrimit të sistemit të taksave dhe të tatimeve, që për ne mund të ketë rezerva më shumë se sa e ardhura që mendohet të krijohet në buxhetit nga rritja e taksave, zhbërja e koncesioneve dhe secila në mënyrë indirekte kanë rritur kostot dhe ne jemi gati që këto kosto edhe mund të qëndrojnë në skemë këtë vit, por jo t'i marrin koncesionaret lekët që ne paguajmë, por t'i marrë buxheti i shtetit. Rruga tjetër sipas pikëpamjes sonë është lufta kundër korrupsionit. Një moral i ri i qeverisjes do të rriste në mënyrë automatike të ardhurat në buxhetin e shtetit", thotë Luan Bregasi, nga "Biznes Albania".
Pak ditë më parë edhe biznesi i madh i përfaqësuar nga Konfindustria e kundërshtoi rritjen e taksës dhe duket se tashmë i gjithë ky sektor është on bllok kundër taksës progresive të premtuar që në fushatë nga Edi Rama.
2006

KOMENTE