Mbrëmjen e sotme në Tiranë sapo ka rënë nata rreth orës 17:30 në zonën e quajtur "Kodra e Diellit" një kambist ka rënë pre e grabitësve ku shtetasi Gazmir Goga pretendon se i janë vjedhur 20 mijë dollarë dhe 20 milionë lekë.
Ende nuk është konfirmuar nëse i është vjedhur vërtet kjo shumë, por deri më tani ky është pretendimi i kambistit Goga.
Ai është dhunuar fizikisht, nga dy persona, në hyrje të pallatit të tij, i njohur si pallati “Vapor”.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë. Po punohet për identifikimin e dy grabitësve si dhe për arrestimin e tyre.