Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Këshillin Bashkiak, programin buxhetor afat-mesëm 2014-2016.
Gjashtë janë shtyllat kryesore, në të cilat është mbështetur hartimi i buxhetit:
zhvillimi ekonomik i qytetit;
nxitja e punësimit dhe sipërmarrjes;
ndërtimi i veprave të mëdha publike;
ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët;
mbrojtja e konsumatorit;
ofrimi i mbështetjes për shtresat në nevojë;
Projekte strategjike:
Zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës;
Terminali multimodal i Tiranës;
Linja e tramit Kinostudio – Kombinat dhe studimi i fizibilitetit për 2 linjat e tjera të tramit;
Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve, në partneritet publik – privat;
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për kompensimin e pronarëve që do të shpronësohen për realizimin e projekteve strategjike. Bashkia e Tiranës e ka mbyllur kapitullin e shpronësimit pa kompensim në qytetin e Tiranës.
Ndërhyrjet në infrastrukturën e qytetit:
Rrugët dhe transporti publik;
Rehabilitimin e 95 km (470 725 m²) të rrjetit rrugor urban kryesor, dytësor dhe lokal;
Rikonstruksionin e 69 km (345 315m²) të rrjetit rrugor urban dytësor, lokal dhe rrugica;
Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 162 km (319 670 m²) trotuare, në të gjithë rrjetin rrugor;
Mbjelljen e rreth 18 850 pemëve në rrugët e reja;
Ndërtimi i rreth 68 km rrjete inxhinierike (KUZ dhe KUB) në rrugët e reja;
Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, sipas standardeve bashkëkohore për rreth 100 km rrugë;
Do t’i jepet prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore;
Do të ndërhyhet për të krijuar korsitë e dedikuara për biçikletat dhe bus;
Do të përmirësohen kapacitetet e kryqëzimeve, gjë që do të sjellë lehtësimin e menjëhershëm të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, nëpër nyjet e rrjetit rrugor;
Rritja e sigurisë rrugore do të realizohet në disa nivele, duke filluar plotësimin e rrugëve me sinjalistikë vertikale si dhe duke riorganizuar qarkullimin e trafikut nëpër blloqet e banimit;
Do të vijojë zbatimi i projektit të sinjalistikës horizontale/vijëzimi në të gjithë qytetin;
Shërbimet publike vendore:
Rehabilitimi dhe rikonstruksioni i 82.5 km rrugë nëpër blloqe banimi;
Ndërtimi dhe përmirësimi i rreth 127,450 m² sipërfaqe të gjelbra dhe ambiente çlodhëse;
Ndërtimi i 9 këndeve të reja sportive;
Krijimi i rreth 10,000 m² hapësira për parking;
Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza me gjatësi 3.5 km;
Mbjellja e rreth 5.740 pemëve të reja;
Ndërtimi i rreth 74 km rrjete inxhinjerike (KUZ dhe KUB);
Sigurimi i një ndriçimi sipas standardeve bashkëkohore për rreth 350 ha blloqe banimi;
Arsimi parauniversitar:
Rikonstruksioni i 4 kopshteve;
Ndёrtimi i 5 kopshteve të rinj (kopsht i integruar);
Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare;
Ndёrtimi i 3 shkollave tё reja 9- vjeçare;
Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;
Ndёrtimi i 2 shkollave të mesme tё reja;
Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara;
Ndёrtimi i 4 palestrave tё reja dhe rikonstruksioni i 2420 m² palestra ekzistuese;
Shtimi i 34 laboratorёve tё rinj;
Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m² sipёrfaqe oborri tё shkollave të mesme dhe 9-vjeçare dhe 5,892 m² sipёrfaqe tё territoreve tё kopshteve;
Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte që do të rikonstruktohen;
Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte të reja që do të ndërtohen;
Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë i sistemit të ngrohjes në 92% të objekteve arsimore;
Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë:
13 632 nxёnёs tё shkollave 9- vjeçare;
2177 nxёnёs të shkollave tё mesme;
1251 fёmijё tё kopshteve;
Kujdesi social:
Ndёrtimi i 3 çerdheve tё reja;
Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese;
Instalimi i sistemit të ngrohjes në një çerdhe ekzistuese dhe në 11 çerdhe të reja;
Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 100% të çerdheve;
Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë:
Nga rikonstruksioni i çerdheve ekzistuese përfitojnë rreth 455 fëmijë;
Shtimi i objekteve të reja do të mundësojë shtimin me rreth 800 fëmijë;
Për vitin 2014 do të vijojë të ofrohet fondi i garancisë për kredi që do të ofrohen për bizneset e reja të drejtuara nga të rinj.