English

19 vjeçarja amerikane përplas për vdekje shqiptaren Maria Lucaj

Një shofere e re e cila ka përplasur (ka vrarë) një grua në Bronx në prag të Ditës së Falënderimeve, ka postuar fyerje për plagosjen, ndërsa ka komentuar një foto të asaj ç`ka kishte mbetur nga dreka e saj e ditëve të pushimit, kur viktima e saj ishte në shtratin e vdekjes. Ashley Viviana Davios, 19 vjeçe, fotot e saj në faqet e FB dhe Twitter tregojnë zgërdheshjen e saj pas timonit të një makine që po ngiste kur gjatë ecjes në një qoshe ajo plagosi këmbësoren Maria Lucaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:10 të datës 27 nëntor shkruan "Shekulli" në seksionin Morris Park në Bronx dhe e plagosura është një grua nga Shqipëria. Burime të zbatimit të ligjit, thanë se Davios qëndroi në vendin e ngjarjes, nuk dukej e dehur dhe pohoi se ajo nuk e ka parë gruan. Lucaj, 55 vjeçe, e cila ishte në vijat e bardha kishte të drejtën e kalimit, ndërsa siç raportojnë mediat vendase ajo ka humbur jetën në spital vetëm katër ditë më vonë. Shqiptarja kishte marrë plagë të rënda në kokë.

Mediat vendase tregojnë se, ndërsa Lucaj ishte në shtratin e vdekjes pas Ditës së Falënderimeve, Davios komentoi: “Gjithçka që duhet të bëj vërtet tani është të qartësoj kokën time për të gjetur paqen e mendjes”. Më vonë atë ditë, Davios komentoi një foto te një pjatë nga ushqimet e grumbulluara nga ditët e pushimit nën fjalën "ushqimet e mbetura dhe të tepruara" , ndërsa kishte rikomentuar mesazhin: “Unë i dua festat sepse unë kam qenë në gjendje të shoh të gjithë që kanë vërtet rëndësi”.

Mirëpo postimet e vajzës janë lexuar nga familja e viktimës e për pasojë ka reaguar edhe i biri i Marisë, Roberti: “Jam i zemëruar që shikoj një studente të Universitetit Adelphi që poston shënime të tilla egocentrike. Ajo ishte duke postuar mbeturinat, ato çfarë i kanë tepruar nga dreka, ndërsa truri i nënës time vdiste në spital”, ndërsa djali tjetër Martini ka bërë me dije për mediat vendase se vajza që iu kishte plagosur nënën e tyre, e cila kishte humbur edhe jetën nga ai aksident nuk po tregon asnjë pendesë. Gruaja që u aksidendua nga 19-vjeçarja kishte punuar si pastruese në Manhattan dhe ishte duke shkuar në shtëpi kur ajo u godit gjatë kalimit në vijat e bardha, pak hapa larg derës së shtëpisë së saj.

KOMENTE