English

Berisha reagon për rritjen e akcizës së naftës, kafes dhe duhanit

"Të dashur miq, Edi Rama, së bashku me zëdhënësit e tij premtoi qindra herë publikisht uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, doli dje para tyre si mashtrues i paskrupullt. Ai njoftoi dje rritjen me 120 lekë të akcizës së naftës, rritje kjo që do shoqërohet me rritje të çmimit të naftës dhe energjisë në Shqipëri si dhe rritje të të gjitha çmimeve në vend.

Kjo rritje absurde e çmimit të naftës do të shoqërohet me rritjen e kostos dhe çmimit të transportit privat dhe publik të qytetarëve,

1- Me rritje te kostos e për rrjedhojë të çmimit të transportit të çdo malli që lëviz brenda dhe jashtë vendi dhe me siguri me rritje të çmimit të tyre në treg për çdo qytetar

2- Rritje të pashmangshme të çmimit të energjisë në tërësi, që do rëndojë në xhepat e çdo shqiptari.

Përveç kësaj Rama duke dyfishuar akcizën e kafes dhe rritur me 50% akcizën e duhanit ka rritur taksën për 100% të qytetarëve, për kafenë dhe për 50% të shqiptarëve që janë duhanpirës. Ky është një mashtrim dhe shënon vetëm fillimin e serialit të krizës dhe mjerimit në të cilin ai po zhyt shqiptarët."

Ky është mesazhi që përcjell ish-kryeministri Berisha përmes rrjetit të tij cocial në facebook duke informuar shqiptarët pasoj që sjell rritja e akcizës së naftës, kafes dhe duhanit.

KOMENTE