English

Hollanda i thotë "JO" statusit kandidat për Shqipërinë

Shqipëria deuket se ka humbur shansin për t’u bërë vend kandidat. Hollanda ashtu siç ka vepruar edhe për vendet e tjera ballkanike, veproi edhe për Shqipërinë duke kundërshtuar dhënien e statusit kandidat.

Parlamentin holandez miratoi dje një vendim që detyron qeverinë e kryeministrit, Mark Rutte të kundërshtojë propozimin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së merren me votë unanime. Kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shansin për t’u bërë vend kandidat në samitin e 19-20 dhjetorit, ndryshe nga seç pritej.

Duke lënë të nënkuptuar qëndrimin “JO” të Hollandës për statusin këtë të martë, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka garantuar se reformat dhe ecja përpara nuk do të ndalojë. Kjo, sipas Ministrit, do të thotë se reformat janë për qytetarët dhe jo për ndërkombëtarët.

Kjo "lojë" e zhvilluar nga Hollanda duket se do të jetë një acarim për Parlamentin Evropian. Eurodeputeti kroat, Nikola Vuljaniç, reporteri për Shqipërinë, dje theksoi se Këshilli i BE-së duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht vend kandidat për anëtarësimin në BE pa asnjë vonesë mbështetur tek progresi i saj me reformat. Për këtë, PE miratoi edhe një rezolutë.

KOMENTE