English

Korea e Veriut ekzekuton numrin 2 të vendit. E quajti tradhëtar

Jang Song-Thaek, burri i hallës i liderit koreanoverior, Kim Jong-Un, njëkohësisht numri dy i vendit për nga hierarkia, u ekzekutua dje, pak minuta pasi ishte dënuar nga një gjyq ushtarak i posaçëm, deklaroi sot agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve, KCNA, që e cilësoi atë si "tradhtar".

Koreja e Veriut kishte konfirmuar zyrtarisht shkarkimin nga posti të Jang Song-Thaekut për arsye se kishte kryer veprime kriminale dhe kishte drejtuar një grupim kundërrevolucionar.

KOMENTE