Partia Demokratike ka depozituar sot kërkesën për seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm, në komisionin e sigurisë, lidhur me vrasjen e dy vëllezerve shqiptarë nga policia greke.
Partia Demokratike kërkon nga Ministri i Brendshëm që të bëjë transparencë për këtë ngjarje tragjike dhe mbi rrethanat e vrasjes.
Partia Demokratike duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndë vrasjen e dy vëllezerve shqiptarë, i kërkon Ministrit të informojë nëse janë bërë hapa dhe a ka pasur komunikim me autoritetet greke për zbardhjen e kësaj tragjedie.
Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon që të shqyrtohen me seriozitet edhe pretendimet e familjarëve të viktimave.