English

Kompleksi "Jon" shembet pjesërisht (VIDEO)

Ka zgjatur pak çaste operacioni i INUK për shembjen e kompleksit "Jon", në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës, sipas një teknike të përdorur nga forcat xheniere të njohur si "shpërthimi i kontrolluar".

Për shembjen e ndërtesës 8-katëshes u përdor një sasi prej mbi 300 kg tritol, e cila u vendos në tre katet e para të ndërtesës. Nga shpërthimi i tritolit ndërtesa është shembur pjesërisht.

Sipas forcave xheniere shperthimi ka ndodhur sipas planit dhe se tashme parashikohet qe objekti do te demtohet me mjete mekanike. Nje dite me pare Ministria e Brendshme raportoi masa te forta dhe ndalimin e qarkullimit ne aksin qe te con ne kete zone deri ne perfundim te aksionit.

Kompleksi “Jon”, ishte në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës. Me vendim qeveria, banorët e këtij pallati janë shpronësuar për shkak se plani rregullues i vijës bregdetare të Vlorës nuk parashikon ndërtimin e pallateve në këtë zonë.
2009

KOMENTE