Kriza financiare ka krijuar një gropë të madhe edhe për diplomacinë shqiptare.
Shërbimi diplomatik pritet të pësojë një tkurrje të fortë në ditët në vijim. Paralajmërimi i shefit të diplomacisë Ditmir Bushati disa ditë më parë pikërisht në dalje të selisë Kuvendore se do ketë shkurtime në ambasadat shqiptare por dhe në personelin e ambasadave që do të mbeten për efekt të mungesës së fondeve, po shoqërohet me projektin përkatës për emrat e selive diplomatike shqiptare nëpër botë që do mbyllen. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë me dije se në projektin fillestar që po hartohet dhe është në përfundim në këtë dikaster, rezulton se janë nëntë ambasada shqiptare nëpër botë të cilat do të mbyllin dyert në një të ardhme shumë të afërt, për shkak të vështirësive financiare që po kalon vendi por dhe shërbimi diplomatik.
Mësohet se Shqipëria do të ketë vetëm tre Ambasada në kontinentin amerikan, në SHBA, Kanada dhe në Brazil. Nga ana tjetër sipas burimeve, shkurtime do të ketë dhe në personelin e ambasadave që nuk do të shkrihen. Kështu, do të shkurtohet me 30 për qind personeli i ambasadave në të gjitha vendet, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë dhe strukturës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila reduktohet për shkak të vështirësive financiare në masën 30 për qind. Bëhet e ditur se këto masa po merren në kuadër të kursimeve në buxhet që ka ndërmarrë dhe diplomacia shqiptare, pas gropës financiare të krijuar nga qeverisja e kaluar, ku sipas mazhorancës i kishte kthyer selitë diplomatike në strehë për familjarët e pushtetarëve.
Ndryshimet në shërbimin diplomatik shqiptar
Ambasadat që do të hiqen
Bosnjë
Danimarkë
Hungaria?
Kroaci
Malajzi
Mali i Zi
Portugali
Emiratet
Katar
Sllovaki
Ambasadat dhe konsullatat që mbeten
ARABI SAUDITE
AUSTRI
UNOV.OSBE
BELGJIKË
NATO
BASHKIMI EVROPIAN
KËSHILLI I EVROPËS
BRAZIL
BULLGARI
REPUBLIKA ÇEKE
EGJIPT
FRANCË
GREQI
JANINË Konsullatë
SELANIK Konsullatë
GJERMANI
HOLANDË
KANADA
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS
KOSOVË
INDI
ITALI
Bari Konsullatë
MILANO Konsullatë
IZRAEL
MAQEDONI
JAPONI
MALI I ZI Konsullatë
MBRETËRIA E BASHKUAR
POLONI
RUMANI
RUSI
SERBI
SLLOVENI
SPANJË
SUEDI
SHBA
NJU JORK Konsullatë
OKB Mision
TURQI
STAMBOLL Konsullatë
ZVICËR
GJENEVË Mision
VATIKAN
KUVAJT
UNESCO Mision /Shqiptarja.com/