Qëndrimi i Holandës për të mbështetur Shqipërinë për statusin kandidat duket se është ende i “ashpër” edhe pse nuk ka marrë akoma një vendim përfundimtar.
Ministri i Jashtëm, Frans Timermans, i pyetur nga gazetarët para zhvillimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, theksoi se ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me pozicionin që do të mbajë Holanda për Shqipërinë.
Përveç Holandës, një tjetër vend që është spektik për dhënien e statusit është dhe Danimarka. Nick Haekkerup ka deklaruar se qëndrimi i tyre është i përafërt me atë të Holandës, dhe ka propozuar shtyerjen e dhënies së statusit për vendin tonë.
A do t’i thoni “PO” Shqipërisë sot?
Timermans: Akoma nuk kemi vendosur gjë. Do të flasim me kolegët tanë që të shohim se çfarë do të vendosë Këshilli Evropian.
Po për Serbinë?
Timermans: Edhe për këtë duhet të flasim me Këshillin, por jam shumë optimist.
Pra ju nuk prisni asnjë vendim për këta dy shtete sot?
Timermans: Nuk e di, mund t’i lihet Komisionit Evropian ky vendim, ose mund ta marrim sot vendimin, varet se çfarë do të thonë kolegët.
Po për Serbinë dhe Malin e Zi?
Timermans: Le të shohim se çfarë do të thonë kolegët e mi për këtë. Do të përpiqem të gjej një kompromis për t’i dhënë mbështetjen më të mirë drejt BE-së.
ëndrimet e disa shteteve për statusin e Shqipërisë:
1- Nick Haekkerup - Minsitri i Danimarkës për Çështjet Evropiane
Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë progres, por ne kemi nevojë të shohim rezultate konkrete në një periudhë më të gjatë kohore, para se të vendosim për statusin e kandidatit. Ne i afrohemi qëndrimit të Holandës.
2- Carl Bildt - Ministri i Jashtëm i Suedisë
Shpresoj që të marrim një vendim pozitiv për Shqipërinë, për statusin e saj si kandidate në BE, por nuk jam i sigurt për këtë sepse ka disa rezervime nga disa shtete.
A keni folur me ministrin e Jashtëm të Holandës përreth bllokimit që po i bën Shqipërisë për statusin?
Jo, ende nuk kam folur me të, por natyrisht që do flas.
A shikoni një arsye për ta bllokuar Shqipërinë?
Statusi kandidat është diçka e papërcaktuar dhe e pa sqaruar mirë, është si një punë gjyqi. Dhe sipas meje ata i kanë bërë disa gjëra më mirë nga çfarë e prisnim, si për shembull zgjedhjet, lufta kundër korrupsionit, zgjedhja e qeverisë së re. Këta janë gjëra që duhen marrë parasysh. Kjo do të thotë që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.
3- Karl Erjaveni - Ministër i Jashtëm i Sllovenisë
Ne do e mbështesim kandidaturën e Shqipërisë, pasi vendi ka bërë progres, ndërkohë që do të mbështesim dhe fillimin e negociatave për Serbinë.
4- Alexandër Stubb - Ministri i Jashtëm i Finlandës
A do ta mbështesni kandidaturën e Shqipërisë sot?
Po, patjetër që do ta mbështesim kandidaturën e Shqipërinë, por ka ende pyetje të hapura rreth saj. Jam optimist se sot do të merret një vendim.
5- Jean Asselborn - Ministri i Jashtëm i Luksemburgut
A e mbështesni kandidaturën e Shqipërisë?
Po, natyrisht që e mbështesim dhe do të mundohemi t’i japim një zgjidhje deri në fund të javës kur mbyllet mbledhja e Këshillit.
6- Linas Antanas Linkebicius - Ministri i Jashtëm i Lituanisë
A prisni një vendim për Shqipërinë sot, apo pozicioni i Holandës është pothuaj i pamundur?
Ne do të shkëmbejmë pikëpamjet tona, do të shohim mundësinë e marrjes së një vendimi përreth zgjerimit të BE-së, kështu që në këtë vendim përfshihet edhe Shqipëria.
Këshilli i BE-së do të mblidhet sot për të marrë vendim lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për statusin e Shqipërisë.
Gjatë mbledhjes informale të ditës së hënë, ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar për Shqipërinë, por nuk morën ndonjë vendim. Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec u shpreh optimist për një vendim pozitiv të martën për statusin kandidat.
Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së do të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes, ndërsa më pas do të ketë një edhe konferencë për shtyp, për vendimet e marra. Përveç Holandës që më herët ka shprehur votën kundër, në dilemë për qëndrimin e tyre janë edhe Danimarka, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania.