Prej datës 23 dhjetor të këtij viti, qytetarëve nuk do t'u duhet më të udhëtojnë apo të presin në radhë për t'u pajisur me dokumentet e nevojshme nga institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë.
Sot, me firmosjen e marrëveshjes mes z. Sadi Vorpsi dhe z. Ardit Çela u vendos që të gjitha procedurat të kryhen përmes Postës Shqiptare. Kështu, ne shmangim informalizimin, korrupsionin dhe mbi të gjitha pritjet në radhë apo udhëtimet e banorëve të rrethit Tiranë.